Helsinki: Arrestimi gjykatësve paralajmëron shtetin policor

Komiteti I Helsinkit vlerëson se arrestimi i gjykatësve nga Gjykata Themelore Shkupi 1 është fundi i shtetit juridik dhe paralajmërimi për vendosjen e shtetit policor.

“Arrestimi skandaloz i thuajse të gjithë gjykatësve dhe të të punësuarve të tjerë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, për shkak të dyshimit për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe tejkalimit të kompetencave gjatë aksionit policor Justicija, ka tronditur opinionin maqedonas. Përsëri me thyerjen e ligjeve dhe Kushtetutës për procedurë penale, policia me iniciativën e saj dhe pa rekomandimin paraprak të gjykatës ka arrestuar 14 gjykatës dhe 11 nëpunës të tjerë”, thuhet në komunikatën e Komitetit të Helsinkit.

Komiteti  I Helsinkit thotë se aksioni policorë ishte shokant dhe qëllimisht i mbuluar nga mediat që ndikon tek paragjykimet për fajësinë e të arrestuarve.

“Kujtojmë se pa lejen e Gjykatës , policia mund të arrestojë vetëm në rast shumë emergjente dhe jo për vepra që janë ndjekur gjatë kohë. Përveç kësaj në një shtet juridik gjykatësit për punën e tyre përgjigjen para Këshillit Gjyqësorë ashtu siç është shkruar edhe në Kushtetutë”, thuhet në komunikatën e Komitetit të Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Back to top button