Më 10 nëntor skadon afati i kthimit të deputetëve të LSDM-së në Kuvend

Për një muaj ose më saktësisht më 10 nëntor është afati i fundit për deputetët e LSDM-së që të kthehen në Parlament.

Nëse më herët kryetari i Kuvendit Veljanovski nuk i ka nënshkruar dorëheqjet, sipas Kushtetutës, më 10 nëntor skadon afati prej 6 muajve nga verifikimi i mandateve të tyre, pas çka, Komisioni për çështje të imunitetit në Kuvend do të duhet të konstatojë skadimin e mandateve të tyre, pas çka vendet e deputetit do t’ju ofrohen personave që janë më poshtë në listë dhe që kanë fituar më pak vota se deputeti i zgjedhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button