Georgievski i rekomandon Zaevit që të heq dorë nga qeveria teknike

VMRO-PP i këshillon socialdemokratët që të heqin dorë nga qeveria teknike. Lubco georgievski i propozon Zoran Zaevit që në vend të qeverisë teknike të kërkojë ndërrimin e disa funksionarëve të qeverisë tre muaj para zgjedhjeve.

VMRO-Popullore konfirmon mbështetjen e saj për 4 nga 5 kërkesat e LSDM-së, por kërkon nga kjo e fundit një “qasje më konstruktive për qeverinë teknike”.

“VMRO-Popullore vlerëson se propozimi ynë që tre muaj para zgjedhjeve ministrat aktualë të Punëve të Brendshme, të Drejtësisë dhe të Financave, si dhe drejtorët e shërbimeve të sigurisë, të zëvendësohen me ekspertë që nuk janë anëtarë të partive politike, me mandat deri në përfundimin e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatë.

“Ne vlerësojmë se ky është një pozicion ideal për të dyja palët dhe një bazë e mirë për fillimin e dialogut, që do të thotë dalje nga qorrsokaku i tanishëm politik”, thuhet në komunikatën e VMRO-Popullores.

Lajme të ngjashme

Back to top button