Enca tani pjesë e OTR, konfirmon Noizy

Këngëtarja e re nga Shqipëria, Enca, është tani e tutje pjesë e ‘labelit’, OTR, me në krye reperin nga Shqipëria, Noizyn.

Enca bëhet femra e parë që do të jetë pjesë e OTR, labelit që u formua nga Noizy dhe që drejtohet nga ai.

Kjo u konfirmua nga vet Noizy gjatë emisionit Top Show ku ai thoshte vazhdimisht se Enca është pjesë e grupimit OTR, transmeton Telegrafi.

Enca vjen nga një sukses i jashtëzakonshëm me këngën “Pom Pëlqen”, një sukses ky më i madh në Lindjen e Mesme në trojet arabe.

Lajme të ngjashme

Back to top button