Ibraimi nuk udhëton për Ukrainë

Edhe pse reprezentacioni i Maqeonisë në ndeshjen ndaj Lukemburgut ka shënuar fitore dhe ka marrë tri pikë, si duket ka pësuar edhe një humbje të madhe, pasi ka humbur futbollistin kryesor të ekipit, Agim Ibraimi, i cili shkaku i lëndimit u detyruar që të zëvendësohet në minutën e 46-të, nga Besart Abdurrahimi.

Menjëherë pas ndeshjes enkas për Portalb është prononcuar Agim Ibraimi.

“Qysh para se të vija në Shkup e ndjeja dhimbjen, por mendoja se nuk do të jetë problem i madh. Edhe në ndeshjen e sontme u mundova që të duroj dhe të vazhdoj lojën, por ashtu sikurse kalonte koha dhimbja bëhej e padurueshme dhe u detyrova që të lëshoj ndeshjen”, ka thënë për Portalb Agim Ibraimi.

Ibraimi që nesëer në orët e para të mëngjesit kthehet për në Lubjanë ku do të bëjë dhe kontrollimet e para mjekëesore për të marrë dhe rezultate më të hollëishme për lëndimin.

“Gjithsesi se ekipi të dielën do të ketë një lojë shumë të vështirë dhe unë nuk do të mundem të jem atje, nesër kthehem për në Lubjanë për të bërë dhe kontrollet mjekësore, shpresoj që të mos jetë ndonjë lëndim më i rëndë pasi që na presin shumë ndeshje të rëndësishme edhe me Mariborin në Ligën e Kampioneve dhe kampionatin slloven”, tha Ibraimi. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button