Çka po ndodh me Spanjën, e mundi edhe Sllovakia

Sllovakia ka bërë befasinë më të madhe në futbollin evropian. Sllovakët në shtëpinë e tyre, kanë mposhtur Kampionin Evropian, Spanjën, me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro 2016.

Juraj Kucka në minutën e 17’, nga goditja e dënimit, shënoi për epërsinë e vendasve.

Francisco Alcacer barazoi për Spanjën në minutën e 83’, dhe kur atëherë u mendua se Spanja do t’i merr pikë e plota nga ky takim, ndodhi e kundërta.

Miroslav Stoch në minutën e 87’, u përkujdes për golin e fitores së Sllovakisë, fitoren më të madhe në histori të kësaj kombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button