Abdurrahimi, ky hero që shpëtoi Maqedoninë

Me një eurogol të shënuar në minutat e fundit nga një distancë prej 30 metra, Besart Abdurrahimi i ka dhënë fitore Maqedonisë me rezultat 3:2 ndaj Luksemburgut, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Arena Filipi” në Shkup dhe një herit kjo është fitorja e parë në ciklin kualifikues për kampionatin evropian “Euro 2016” që do të mbahet në Francë.
Sulmuesi i krahut që luan për ekipin belg Lokeren, ishte lojtari i kthesës për Maqedoninë, e cila në pjesën e parë ishte në disavanatzh me rezultat 1:2. Së pari në minutën e 66-të, pas një aksioni ndaj tij kishte ndërhyrje në zonën e rreptëisë prej ku edhe Maqedonia barazoi me anë të Adis Jahoviq.
Por në pjesën e parë të parët në avantazh kaluan futbollistët e Maqedonisë me golin e shënuar nga Aleksandar Trajkovski në minutën e 20-të.
Një ndeshje kokë me kokë e Muhamed Demirit dhe Daniel Mojvov si duket çrregulloi mbrojtjen vendase dhe pasuan dy gola të shpejtë të Luksemburgut. Stefano Bensi shënoi i pari në minjutën e 39-të, ndërsa më pas në minutën e 44-të shënoi David Trupel.
Në këtë ndeshje kanë luajtur të gjithë futbollistët shqiptarë, Besart Abdurrahimi, Agim Ibraimi, Arian Ademi, Muhamed Demiri, Muharrem Muharremi, Erxhan Aliu dhe Ardian Cuculi.

Reprezentacioni i Maqedonisë që nesër duhet të bëjë gati valixhet dhe të udhëtojë për në Ukrainë, ku do të luajë ndeshjen e tretë kualifikuese. Pikërisht kundërshtari i radhës i Maqeonisë, Ukraina e ka mundur me rezultat 2:0 si mysafire Bjellorusinë, ndërsa Spanja është befasuar nga Sllovakia, duke humbur nga kjo me rezultat 2:1. /Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button