Enca nuk i ndahet mariuhanës (Foto)

Këngëtarja e re Enca Haxhiu po shoqërohet me reper, të cilët në tekstet e këngëve të tyre asnjëherë nuk lënë pa e përmendur ‘’barin’’. Edhe Enca Haxhiu në videoklipin e këngës ‘’A po t’pëlqen’’ shihet duke e ‘’mbështjell’’.

Me këtë veprim, ajo nuk ka sjellë ndonjë shembull të mirë për masën e gjerë, e sidomos të rinjtë që e ndjekin më shumë krijimtarinë e saj. Është e çuditshme se si pavarësisht se këngëtarja promovon substance narkotike në videoklip, mediat e lansojnë fuqishëm atë.

Në anën tjetër, Enca Haxhiu gjatë gjithë kohës bart veshje me fletë mariuhane.

A mos është Enca Haxhiu nga Lazarati, apo…?/ Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button