Shqipëri, zbardhet misteri i “shpërthimeve” të forta

Ajo që fillimisht u dyshuar për shpërthim, në fakt është zhurma e shkaktuar nga fluturimi i dy avionët që kanë bërë shoqërimin e një avionit të dyshimtë civil gjerman. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

Dy “shpërthime” të forta të dëgjuara në Durrës dhe në zonën për rreth kanë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe që fluturonin dy avionë të NATO-s të modelit F16.

Avioni civil gjerman shkaktoi alarmin pasi nuk iu përgjigj kullës së kontrollit. Kjo gjë bëri që avionët e NATO-s të bëjnë shoqërimin e avionit gjerman.

Fenomeni që ka shkaktuar zhurmën e madhe të ngjashme me një shpërthim quhet ndryshe “sonic boom”. Kjo shkaktohet nga objekte që fluturojnë me një shpejtësi të madhe që kalon shpejtësinë e zërit.

“Sonic boom” krijon një zhurmë të madhe energjie, duke bërë që të ngjajë me një shpërthim. Zhurma që shkaktohet nga shpejtësia e një plumbi është e ngjashme në miniature me “sonic boom”./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button