Xhaferi: Konstatimet e Raportit për MO do të analizohen deri ka mesi i nëntorit

Analizat për konstatimet e Raportit të progresit sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit pritet të përfundojnë kah mesi i muajit nëntor dhe  kjo analizë do të duhej që të japë një pasqyrë reale të gjendjes, thotë Zëvendëskryeministri  Musa Xhaferi, raporton gazeta Dnevnik.  

“Rezultatet e analizës së bërë do të na udhëzojnë se si të veprojmë më tej. Këto obligime i kemi theksuar gjatë takimeve me përfaqësues të Bashkimit Evropian”, ka thënë Xhaferi.

Ai ka thënë se prioritetet kryesore të Marrëveshjes së Ohrit vazhdojnë të sigurojnë bazë për marrëdhëniet ndëretnike. Sipas tij, ekziston hapësirë për përmirësim në fushat e mosdiskriminimit, përfaqësimit të barabartë, përdorimit të gjuhës dhe arsimit.

Zv/kryeministri Xhaferi ka deklaruar se  vonesat që ndodhën vitin e kaluar u bënë për shkak të mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button