RMV, BDI po e mban mbledhjen me Kryesinë e re, zgjodhi 16 udhëheqësit e sekretariateve të partisë

Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e Kryesisë së re të Këshillit të Përgjithshëm në selinë e partisë në Reçicë të Vogël ka riemëruar Artan Grubi për shef kabineti, Bujar Osmanin për zëdhënës të partisë dhe Arbër Ademin për zëvendës-zëdhënës njofton, Portalb.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani kumtoi se në seancën e Këshillit të të Përgjithshëm se dy nga tre pikat e rendit të ditës kanë përfunduar dhe se janë zgjedhur 16 sekretarë të sekretariateve të partisë.

Sekretariati i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ilmi Selami, Sekretariati për Siguri nga Zemri Qamili, Sekretariati i Punëve të Jashtme nga Arta Bilali, Sekretariati i Sistemit Politik nga Ali Musliu, Sekretariati i Ekonomisë dhe Financave nga Avni Saliu, Sekretariati i Shëndetësisë nga Haris Karaxhenemi, Sekretariati i drejtësisë nga Valdet Xhaferi, Sekretariati i transportit dhe Lidhjeve nga Nebi Rexhepi, Sekretariati i Bujqësisë,pylltarisë dhe zhvillimit rural nga Besir Jashari, Sekretariati  i Shoqërisë informatike dhe Administratë-Avni Rustemi, Sekretariati i punës dhe politikës sociale-Armend Asllani, Sekretariati i Arsimit dhe Shkencës-Teuta Arifi, Sekretariati i Vetëqeverisjes Lokale-Nevzat Bejta, Sekretariati i kulturës Valmir Aziri, Sekretariati i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor-Rakip Doçi dhe Sekretariati për komunikim-Muhamed Hoxha.

Në mbledhjen me Kryesinë e re që u zgjodh në mbledhjen e mbajtur më 15 tetor, pritet që ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetëror nga radhët e kësaj partie të japin llogari për punën e tyre.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani para fillimit të mbledhjes ka theksuar se në mbledhjen e sotme nuk pritet ndërrim funksionesh mes ministrave.

“Kemi mbledhjen e parë konstituive të Kryesisë, pas zgjedhjes së Këshillit të përgjithshëm, ku në rend dite janë disa pika. Do të emërohen drejtuesit e sekretariateve të partisë etj. Nuk është në rend dite ndryshimi i emrave të ministrave”, tha Osmani.

Musa Xhaferi i pyetur se përse nuk e reformoi partinë atëherë kur ishte në pozicion, Xhaferi u përgjigj: “Ne nuk e reformojmë, ne bëjmë debat dhe respektojmë programin e statutin e BDI-së”.

“Gjithë performanca është e dobët përveç që Maqedonia në politikë të jashtme ka pas sukses, kurse resorët ekonomik janë të dështuara për përshkak performancës, do të kërkojmë të ketë lëvizje pozicionesh”, tha Xhaferi.

Ndërsa nënkryetari i kësaj partie, Izet Mexhiti deklaroi se është i kënaqur që është rikthyer debati në parti.

“Është mirë që është rikthyer debati brenda BDI-së. Janë themeluar organet, urojmë që të ketë debat tamam, gabim do të jetë tendenca që të jenë formale. Sot BDI është ajo të cilën e duam dhe e njohim ku ka pasur debate të ashpra pasi tendenca ka qenë të përmisohemi vet e të mos na përmison populli”, tha Mexhiti.

Këshilli Organizativ i BDI-së njëzëri miratoi emrat e propozuar nga kryetari Ali Ahmeti për anëtarë të Kryesisë Qendrore, edhe atë si vijon:

Ramiz Merko
Jeton Shaqiri
Fatmir Dehari
Kreshnik Bekteshi
Ardita Dani
Talat Xhaferi
Nevzat Bejta
Saranda Imeri
Valdet Xhaferi
Bilent Saliji
Faton Ahmeti
Teuta Arifi
Xhevat Ademi
Resi Abdurrahmani
Bajram Rexhepi
Blerim Bexheti
Izet Mexhiti
Artan Grubi
Bujar Osmani
Visar Ganiu
Nazim Bushi
Ejup Alimi
Arijan Daci
Erkan Arifi
Arbër Ademi
Mirsad Ibrahimi
Shaban Mehmeti
Xhemil Qamili
Emir Sulejmani
Artin Spahiu
Arbana Pasholli

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim miratoi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve dhe autorizoi Komisioni partiak zgjedhor që të organizon zgjedhjet në degët e Forumit Rinor dhe në Forumin Rinor si dhe në të gjithë Këshillat vendor dhe degët e Bashkimit Demokratik për Integrim në vitin 2023. Viti 2023 është vit zgjedhor në Bashkimin Demokratik për Integrim në të gjithë Këshillat vendor dhe në degë, përveç në degët ku zgjedhjet u zhvilluan këtë vit, ndërkohë që në vjeshtë të vitit 2023 pritet që të organizohet edhe Kongresi i V-të zgjedhor i BDI-së”, sqarojnë nga BDI-ja pas mbledhjes.

Ndryshe, kryesia e kësaj partie dje deri në orët e vona ka zhvilluar konsultime me dyer të mbyllura në strukturat e kësaj partie. Pas këtij takimi për media foli Bujar Osmani, i cili vlerësoi që zhvillimit brenda partisë janë në “frymë bashkëpunuese, frymë pozitive”.

“Sot kishte edhe një takim tjetër konsultativ të kryetarit të partisë me funksionar partiak në kuadër të përgatitjeve për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, deklaroi dje Osmani.

Ai theksoi që mbledhja e 15 tetorit është e rëndësishme pasi do të merren vendime për formimin e organeve të partisë. Në bazë të statutit, sqaroi Osmani, është e drejtë e kryetarit Ahmetit për të propozuar listën e organeve të partisë.

Në nenin 58 të Statutit të BDI-së, ndër të tjera sqarohet që “Kryetari i partisë i propozon Këshillit të Përgjithshëm zgjedhjen e nënkryetarëve, Sekretarin e Përgjithshëm, Sekretarin Organizativ si dhe funksionarëve të tjerë të partisë, propozon zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm”.

Në nenin 60 theksohet ndër të tjera që “Kompetenca e Këshillit të Përgjithshëm është të cakton numrin e nënkryetarëve si dhe bën zgjedhjen dhe shkarkimin e nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretarit Organizativ dhe anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm”.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me 4 tetor pas një takimi disa orësh me udhëheqësit e grupit të pakënaqur brenda BDI-së, udhëhequr nga Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Sadulla Duraku, paralajmëroi që me 15 tetor do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm.

“Më 15 tetor do të ketë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, si organ më i lart në mes dy kongreseve. Këshilli i Përgjithshëm do të zgjedh Kryesinë dhe Këshillin Mbikqyrës”, paralajmëroi Ahmeti.

Ai sqaroi që Kryesia do të zgjedhë organet e partisë, proces i cili do të ndiqet nga Këshilli i Përgjithshëm.

Ndryshe, më 24 shtator në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, janë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksojnë që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button