Ngritet akuzë kundër vrasësve të fëmijës në Bit Pazar

Tridhjetë e katër vjeçari Xhemail B. dhe bashkëshortja e tij 25 vjeçare J.M., janë akuzuar nga Prokuroria publike për vrasjen e tre vjeçares, e cili ishte vajza i motrës së 25 vjeçares. Sipas aktit, dy të akuzuarit kanë rrahur fëmijën deri në vdekje për shkak se ka urinuar në tepih.

Deri në fillim të gjykimit, Xhemail B. dhe bashkëshortja e tij do të qëndrojnë në paraburgim.

Motra e J.M. para 12 muajve së bashku em bashkëshortin është vendosur në katin e dytë të shtëpisë së saj n Bit Pazar, pasi që ajo kishte ngelur vetëm me fëmijët pas burgosjes së bashkëshortit të saj.

Kur vajza ishte vrarë muzika ishte me zë të lart në shtëpi, dhe për këtë arsye askush nuk kishte digju këtë akt të dhunshëm që po ndodhte në shtëpi. Të dhënat e mjekësisë ligjore kanë treguar se vajza e vogël shpesh herë ka qenë e rrahur, dhe se trupi i vdekur kishte shenja dhune në të gjithë trupin dhe disa brinjë të thyer. Disa prej tyre ishin të thyer disa javë para vdekjes së saj.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button