Protestë para komunës Qendër, tregu i egër nën Kala të punojë

Shitësit në tregun e egër, i njohur si “Buvlak” nën Kalanë e Shkupit, protestuan para Komunës Qendër. Kërkojnë nga kryetari i komunës, Zhernovski, që t’i le të punojnë sepse me atë edhe mbijetojnë. Pohojnë se shesin gjëra të vjetra, për një copë bukë, ndërsa fitimin e kanë shumë të paktë. Pa asnjë të ardhur tjetër dhe pa ndihmë sociale, pazari i egër për ata është mënyra e vetme e ekzistencës.

Ka reaguar komuna Qendër. Pazari i egër ka qenë i mbyllur sepse pronari i vendit nuk ka pasur leje për veprimtari. Komuna ka fituar shpesh ankesa edhe nga Drejtoria doganore, e cila ka kërkuar pastrimin dhe mbylljen e hapësirës, ndërsa pjesën tjetër ta shfrytëzojnë për atë që kanë leje, trajnim për leje të shoferit. 

Komuna vërteton se në pazarin e egër është shitur çdo gjë, krimba për peshkim, tesha të mbajtura, ushqim me kualitet të dyshuar, ndërsa për të holla është mundur të blihen edhe gjëra të vjedhura. Tregu do të mbetet i mbyllur sepse premtimi parazgjedhor i Zhernovskit, ishte se të gjithë duhet ta respektojnë ligjin dhe të gjitha deponitë e egra do të pastrohen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button