U nderuan dëshmorët e rënë në Tanushë të Gostivarit (FOTO)

Me një sërë aktivitetesh janë përkujtuar, sot në 12 vjetorin e rënies së tyre pesë dëshmorët, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në fshatin Tanushë të Gostivarit, Tahir Emini, Brahim Ademi, Hyrë Emini, Naser Ademi dhe Hisë Fazliu. 

Në shenjë nderimi për veprën tyre homazhe u bënë  në varret Hisë Fazliut në Banjicë dhe Naser Ademit në Negotinë, ndërsa më pas në organizim të Komunës së Gostivarit dhe Komunës së Vrapçishtit, në Qendrën për Kulturë në Gostivar, u mbajt një akademi përkujtimore.

Krahas, pjesëtarëve të familjeve të dëshmorëve, në këtë ceremoni morën pjesë  Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, kryetari i Shoqatës së Veteranëve, drejtues të institucioneve të ndryshme lokale dhe qendrore, si dhe mysafirë nga Shqipëria dhe Kosova. 

 Para 12, vitesh, më saktë më 29 Korrik të vitit 2001, në fshatin Tanushë të Gostivarit ranë dëshmorë Komandanti i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe katër bashkëluftëtarët e tij, Brahim Ademi, Hyrë Emini, Naser Ademi dhe Hisë Fazliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button