LVP: Ermira o jep dorëheqje, o kthehu afër qytetarëve që të votuan
Organizata Jo Qeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët” reagon ndaj siç thonë qasjes jo korrekte të deputetes së BDI-së Ermira Mehmeti, e cila edhe pse gëzon mandatin e deputetes, ajo për një vit do të qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – SHBA për çështje të saja private.
“Ne si OJQ, apelojmë që deputetja në fjalë në shenjë respekti për votat e marra nga elektorati, të kthehet dhe lë të kryen detyrën e marrë nga populli, ose në të kundërtën të japë dorëheqja nga posti në fjalë, dhe vendin ti ja liron kandidatit tjetër, i cili mund të jetë zëri i qytetarëve në Parlamentin e Maqedonisë.
Nëse këtë deputetja Ermira Mehmeti nuk e bënë, atëherë apelojmë që në shenjë respekti ndajë votuesve, këtë akt ta bënë Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI.
Mendojmë se është një akt i pa moralshëm, dhe në një farë mënyrë mashtrues ndaj votuesve shqiptarë, që të kërkosh votën e tyre, dhe të mos të jesh afër atyre që të votuan.
Nëse këtë nuk janë në gjendje ta bënë as BDI, e as Ermira Mehmeti, atëherë kërkojmë nga BDI që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Ermira Mehmeti të kandidohet si kandidate e BDI-së për Diasporën”, thuhet n5 reagimin e LVP.