Përfundon autopsia, priten rezultatet e ADN-së për trupin e gjetur në Greqi
Nga autopsia e kryer në trupin e gruas që u gjet në ishullin Karpatos në Greqi vërtetohen informacionet se ka ngjashmëri me Denisa Markovskan e cila u zhduk në anije më 12 shtator.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se nga Policia greke janë informuar se është gjetur një trup që korrespondon me trupin e vajzës së zhdukur.
Mediat citojnë burime nga hetuesia greke, që thonë se në trupin e pajetë janë gjetur vetëm rroba banje dhe atlete.
Për momentin nuk mund të vërtetohet arsyeja e vdekjes nëse është nga mbytja në det apo diçka tjetër, për shkak se trupi ishte në fazën e fundit të prishjes.
Familja e së zhdukurës për disa media të vendit kanë konfirmuar se janë ftuar nga autoritetet greke, për të bërë analizën e ADN-së.