Arsenali e shkatërron Galatasarayn, fiton Dortmundi (Video)

Skuadra angleze Arsneali nuk e ka patur aspak vështirë të deklasoj skuadrën turke Galatasarayn.

Lonndinezët shpërthyen në pjesën e parë të takimit, duke shfaqur një lojë tejet të mirë në krahasim të dy javëve më parë, kur u mposhtën nga Dortmund në Gjermani.

Një hat-trick nga Welbeck dhe një gol i Sanchez u shënuan për Londinezët, ndërsa për turqit shënoi golin e vetëm Burak Yilmaz, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në anën tjetër Dortmundi ka mposhtur Anderlechtin e Hasit, duke e mposhtur si skuadër mysafire me rezultat të thellë 3-0./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button