Kërcënuesi i lustruesit Damjanovski i ka kërkuar atij 10 mijë euro

10 mijë euro dhe me kusht që ta ndërpresë pengimin e punës në Komisionin e verifikimit të fakteve, ka kërkuar nga lustratori Çedomir Damjanovski, personi i cili nëpërmjet telefonit, i është kërcënuar, transmeton Libertas.

Ministria e punëve të brendshme, tashmë ka njoftuar se personi që është kërcënuar, është kapur, por është arsyetuar se telefoni nuk është i tij por duke qenë në bastore sportive, dy persona ia gjoja se ia kanë marrë telefonin, kështu që i janë kërcënuar dhe kanë kërkuar të holla Damjanovskit.

Sipas informacioneve të Libertas, nga xhirimi i telefonit të Damjanovskit, kërcënuesi ka kërkuar 10 mijë euro dhe e ka atë kushtëzuar që ta ndalojë obstruksionin në vendimet e Komisionit për verifikimin e fakteve dhe të mos i mbrojë “kodoshët”.

Lajme të ngjashme

Back to top button