Studentët italian agjëruan për ta përjetuar ramazanin

Forumi Rinor Islam edhe këtë vit, ishin nikoqirë të një grupi studentësh nga Italia konkretisht nga rajoni i Trentos, të cilët ishin në vizitë në Maqedoni.

Ky takim u realizua falë kontakteve që FRI mban me këtë organizatë duke tentuar në bashkëpunimin më efikas në të mirë të dy subjekteve.

Sikur edhe vitin e kaluar, edhe sivjet me grupi e ri të mysafirëve nga Italia u organizuar një iftar i begatshëm në një atmosferë tepër miqësore dhe të këndshme. Disa prej mysafirëve nga Italia edhe përkundër faktit se nuk ishin të besimit musliman kishin vendosur të agjëronin një ditë ramazani për të përjetuar ndjenjën e agjërimit dhe për të kuptuar më mirë gjendjen e nikoqërive të tyre.

Në këtë rast, pas iftarit fjala iu dha edhe udhëheqësit të grupit Marco Linardi i cili përshëndeti përzemërsisht zemërgjërisinë e Forumit Rinor Islam që dy vite me radhë po mundësojnë organizimin e aktiviteteve të tilla. Pas tij fjalën e mori kryetari i FRI-së z. Fevzi Musliu i cili përshëdetit mysafirët dhe falënderoi për vizitën dhe nderin e treguar, ku më pas edhe elaboroi një temë të shkurtër në lidhje me konceptin e besimit të muslimanit, shtyllat e besimit dhe çka do të thotë të jesh musliman.

Pas mbarimit të anës formale të ndarë në grupe të pranishmit zhvilluan biseda të lira ku patën rastin për njoftim më cilësorë. Veç kësaj pas mbarimit të takimit njëri nga mysafirët italianë u deklarua ka përjetuar disa momente të paharruara në jetën e tij dhe ky takim ka bërë që të ndryshojë tërësisht konceptet e tij për fenë islame dhe muslimanët në përgjithësi. “Nuk ma ka marrë mendja se ka mundësi që një njeri të agjërojë gjithë ditën në temperatura të larta edhe të jetë aq i disponuar, aq me energji pozitive dhe respekt për mysafirin, këtë e gjeta te ju”, u shpreh në ndarje njëri prej mysafirëve nga Provinca e Trentos.

Lajme të ngjashme

Back to top button