Publikohen emrat e ‘spiunëve’

Në internet faqen e Komisionit për verfikimin e fakteve, para pak kohe janë publikuar edhe katër persona të tjerë të lustruar.

Siç është publikuar, bëhet fjalë për gjykatësin, Miladin Arlam Stojanov, ish kreu i zbulimit dhe kundërzbulimit, Slobodan Bogoevski, akademiku skulptor, Tome Kiro Serafimovski dhe një ish këshilltar në funksion publik në komunën e Radovishit, emri i të cilit nuk është publikuar.

Me katër personat e fundit, numri i të lustruarve është rritur në 74 në procesin e pastrimit, i cili ka filluar në vitin 2010 kur për herë të parë u gjet edhe kryetari i gjykatës kushtetuese, Trendafil Ivanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button