Van Persie: Jemi në rrugën e duhur, do të kthehemi atje ku ishim

Sulmuesi holandez i Manchester United, Robin van Persie është i bindur se ata mund të kualifikohen në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Robin Van Persie këmbëngul se gjërat po shkojnë mirë për Manchester United dhe se ata janë në rrugën e duhur për t’u rikthyer shumë shpejt në Uefa Champions League.

United pavarësisht shpenzimeve të çmendura në merkaton e verës që nxorrën nga arkat e tyre plot 192 milionë euro për të sjellë në Old Trafford disa lojtarë prap nuk kanë arritur të bëjnë një nisje të mirë në Premier Leagues. Ata aktualisht rënditen në pozitën e 7-të me 8 pikë të grumbulluara. 

“Të rikthehemi në Champions League ky është objektivi ynë për këtë sezon. Nëse shikon lojtarët që kemi në përbërje, skuadrën, tifozët, por edhe stadiumin është mëse normale që United të jetë mes katër ekipeve të para në Premier League”.

“Këtë sezon kemi në skuadër një trajner të madh por edhe fansat po na mbështesin shumë dhe kur të gjithë këto faktorë mblidhen së bashku është e paimagjinueshme ta mendosh se ne nuk do të shkojmë sërish në Champions League. Pavarësisht nisjes së sezonit unë mendoj se gjërat janë në rregull për ne për t’u rikthyer të luajmë me skuadrat më të mira të kontinentit”, tha Van Persie. / Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button