Derbi në Paris dhe Mançester

Sonte nis xhiroja e dytë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, kur në program janë 8-të përballje në grupet E, F, G dhe H.

Duelet më interesante do të zhvillohen në Paris dhe Mançester. Paris Sen Zhermeni ambicioz nuk ka nisur mirë sezonin e ri, ndërsa përballet me Barcelonën që ende nuk ka pranuar gol në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Në duelin tjetër të grupit F, APOEL-i ndeshet me Ajaksin.

Takim tjetër tërheqës është dueli ndërmjet Mançester Sitit dhe Romës në Grupin E, ndërsa në këtë Grup nga ora 18:00 do të luhet dueli CSKA Moskë-Bayern Munih. Agim Ibraimi me Mariborin e tij do të jenë mysafirë të Shalkes në Gjermani, ndërsa Sportingu pret Çellsin e Murinjos.

Në Gupin H, BATE Borisov ndeshet me Atletik Bilbaon, ndërsa Shahtjori takohet me Porton. Në vazhdim do tju sjellim informacione tjera pikërisht për duelet më interesante.

Dyshet e Ligës së Kampionëve:
Grupi E: 18:00 CSKA – Bayern M. – 20:45 Mançester S. – Roma
Grupi F: 20:45 APOEL – Ajaksi – PSZH – Barcelona
Grupi G: 20:45 Shalke – Maribori – Sportingu – Çelsi
Grupi H: 20:45 BATE – Atletik B. – Shahtjor – Porto

Lajme të ngjashme

Back to top button