Zhvillohet ndeshja e parë ragbi në historinë e Maqedonisë (FOTO)
Të shtunën me 27 shtator 2014, u zhvillua ndeshja e parë miqësore e ragbisë në historinë e Maqedonisë. Qëllimi i kësaj ndeshje ishte që të kontribuojë në popullarizimin e këtij sporti në Maqedoni, e sidomos duke pasur parasysh se Maqedonia është i vetmi vend i Evropës ku ky sport ende nuk ka “zënë rrënjë”.
Ndeshja u luajt në fushën e Qendrës rekreative – sportive “Saraj”, e cila ishte veçanërisht e përshtatur për këtë ndeshje dhe ekipet e përfshira ishin ato të Luanëve të Selanikut (Thessaloniki Lions) dhe të Gjelave të Kosovës (Kosova Roosters).
Në këtë ndeshje gjithashtu morën pjesë dhe tre lojtarë nga klubi shkupjan i ragbisë, Grifinsat e Shkupit (Skopje Griffins).
Ndeshja u zhvillua në atmosferë sportive, pikërisht si që i përket ragbisë si sport dhe përfundoi me një fitore bindëse për Gjelat me rezultat përfundimtar 62-20.