Nuk ndryshon kreu në Seria A

Skuadra kampione e futbollit italian, Juventus, ka shënuar fitore të lehtë në përballje me Cesenën.

Zonja e Vjetër triumfoi 3:0 me golat e shënuar nga Arturo Vidal (18’p dhe 64’) dheStephan Lischteiner (85’).

Fitore ka shënuar edhe Interi, që mposhti në shtëpi 2:0 Atalantën. Pablo Osvaldo (40’) dhe Hernanes (87’) shënuan golat e këtij triumfi të zikaltërve.

E, me rezultatin 2:1, Roma triumfoi në udhëtim kundër Parmas. Ljajiq dhe Pjaniq shënuan golat e këtij triumfi të romakëve, teksa De Ceglie realizoi golin e vetëm të vendasve.

Lajme të ngjashme

Back to top button