Edhe një skandal me babain e saj, Beyonce bëhet me motër

Këngëtarja e njohur hollywoodiane, Beyonce, jo shumë kohë më parë ka kuptuar se e ka edhe një motër. Siç raporton portali ‘TMZ’, babai i saj Mathew Knowles, ka edhe një vajzë nga një aferë e fshehtë.

Dokumentet të cilat tashmë janë edhe nëpër internet, tregojnë se tridhjetë vjeçja Takija Bransom, thekson se e ka një vajzë me babin e Beyonces, ndërsa tregon se ky fëmijë ka lindur në vitin 2010, derisa edhe analiza DNK tregon se fëmija është 99,99% i tij. Ndërkaq kjo nuk është hera e parë që Beyonce merr vesh për aferat e të atit.

Gjatë martesës me nënën e saj Tina, Knowles del të ketë edhe një djalë i cili quhet Nikson. E ky lajm ka sjellur edhe ndarjen e prindërve të këngëtares. Ndryshe përveç lajmit për gjysmë vëllanë, thuhet se Beyonce është shokuar kur ka marrë vesh që e ka një gjysmë motër katër vjeçe.

Lajme të ngjashme

Back to top button