Bajram Rexhepi ia le KFOR-it përballjen me Serbinë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi deklaroi sot se është përgjegjësi e KFOR-it që të ruaj sigurinë në rajonin e Karaçevës.

Ai tha se ende nuk është bërë demarkacioni i kufirit me Serbinë, prandaj dhe kjo përgjegjësi i takon trupave paqeruajtëse të KFOR-it, transmeton RTK.

Deklarata e Rexhepit pasi që xhandarmëria serbe ka vazhduar të premten e javës së kaluar të bëjë provokime duke hyrë në territorin e Kosovës. Ajo madje ka dalë në rrugën e asfaltuar që është pjesë e Kosovës. 

Xhandarmëria serbe kishte dalë të premten deri në magjistralen që lidh fshatrat kosovare të Komunës së Kamenicës, Karaçevë dhe Rogaçicë, gjatë patrullave, të cilat i kanë shtuar kohëve të fundit në territorin që në hartë është brenda kufijve të Kosovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button