Raporti i ri për Maqedoninë më 16 tetor, s’dihet a do ketë rekomandim
Sot, Komisioni Evropian bëri më dije datën e publikimit të progres raportit për përparimin e Maqedonisë në vitin 2012.
Nga zyra e komisarit për zgjerim, Stefan Fule konfirmuan se me 16 tetor do të jepet raporti për Maqedoninë, dhe se dy draft versionet janë gati por ende mbetet i hapur për plotësim dhe modifikim deri në fund të muajit shtator.
“Deri tash, zyrtarisht vetëm mundemi të konfirmojmë që Raportin e ri progresiv për Maqedoninë, komisari Fyle do ta prezantojë më 15 tetor në konferencën për media në Bruksel”, informojnë nga kabineti i euro-komisarit për zgjerim.
Me gjendjen e përkeqësuar të demokracisë në vend, rënien e indeksit të lirisë së mediave si dhe moszgjidhjen e çështjes së emrit mbetet të shihet se a do të merr sërish Maqedonia rekomandim për çeljen e negociatave me BE-në?