Dimovski: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni jonë

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, lidhur me deklaratën e tij për televizionin Tellma, për zgjedhje të parakohshme parlamentare në nëntor, thotë se është nxjerr nga konteksti.

“As nuk kemi menduar dhe as nuk kemi një opsion të tillë që në nëntor të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deklarata ime është nxjerrë nga konteksti”, tha sot Dimovski.

“Do të tregojë koha nëse zgjedhjet do të shpallen për 31 ulëset e zbrazëta të opozitës apo për të gjithë 123 deputetët. Afatet kushtetuese po rrjedhin dhe ne duhet t’i japim fund krizës politike. Nuk kemi hapësirë për kalkulime”, tha Dimovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button