Gvozdenovic: Në “Elbasan Arena”, serbët i pret ferri!

Për sa i përket jetës në kryeqytet, Gvozdenovic këmbëngul se Tirana është si Beogradi, një qytet që nuk fle dhe ku nuk mungon asgjë

Fitorja e historikë e Shqipërisë në Aveiro me Portugalinë, ishte një sinjal mjaft domethënës edhe për Serbinë, kundërshtaren tjetër të kuqezinjve në Grupin I, me të cilën formacioni i De Biasit do të përballet më 14 tetor në Beograd, vetëm 3 ditë pas sfidës së “Elbasan Arena” me Danimarkën. Sigurisht që ky rezultat i papritur ka nxitur interesimin e mediave serbe për mënyrën sesi po përjetohet në vendin tonë derbi ballkanas dhe si rrugën më të shkurtër per ta zbuluar këtë kanë gjetur reportazhet me futbollistët serbë që luajnë në Kategorinë Superiore.

Portali “Mozzart Sport” ka kontaktuar me mbrojtësin e Kukësit Ivan Gvozdenovic, i cili nuk ngurron të tregojë ashtu sikurse ai e përcepton realitetin në Shqipëri. “E kam ndjekur në një nga lokalet e Tiranës ndeshjen Portugali – Shqipëri, – tregon Gvozdenovic. Gjatë dhe pas këtij takimi kishte shumë eufori. Pati britma, ulërima dhe më pas festë. Shqiptarët e përkrahin me shumë pasion kombëtaren e tyre. Takimi i Beogradit konsiderohet shumë i rëndësishëm për ecurinë e eliminatoreve, madje shtypi ka nisur prej kohësh të shkruajë për të.”

Më pas 36-vjecari jep mendimin e tij për punën që po kryen Gianni de Biasi, duke u bauzar te elementët cilësorë që luajnë jashtë Shqipërisë. Sipas ish-futbollistit të Crvna Zvezdas, De Biasi ka meritë sidomos në progresin taktik të Shqipërisë. Duke parë rezultatet e viteve të fundit, thekson Gvozdenovic, Serbia nuk duhet të mendojë se i ka pikët e sigurta ndaj kuqezinjve.”

Mbrojtësi serb ka zbarkuar në Shqipëri te Tirana në vitin 2010, ndërsa dy sezonet e fundit ka luajtur me Skënderbeun, para se të trnasferohej këtë verë te Kukësi.

Ai siguron se në asnjë moment nuk është paragjykuar për origjinën e tij, madje njerëzit në Shqipëri nuk janë aspak të interesuar se nga vjen.

Por nga ana tjetër i paralajmëron bashkëkombasit e tij se kombëtarja shqiptare ka një mbështetje të gjerë edhe nga Kosova dhe diaspora, ndaj takimi i kthimit në Elbasan Arena do të jetë një ferr i vërtetë për Serbinë.

Për sa i përket jetës në kryeqytet, Gvozdenovic këmbëngul se Tirana është si Beogradi, një qytet që nuk fle dhe ku nuk mungon asgjë, ndonëse jeta e sportistit ia kufizon dëfrimin e tepërt. Në fund 36-vjecari kujton se në futbollin shqiptar kanë gjetur strehë shumë futbollistë serbë, ndër të cilët vecon sulmuesin shtatlartë Stefan Racic të Partizanit si dhe portierin e Apolonisë Cakovic, i rritur në akademinë e Crvna Zvezdas.

Lajme të ngjashme

Back to top button