Lustrohen një akademik dhe ish drejtori i shërbimeve për kundërzbulim

Komisioni i lustrimit në seancën e sotme, shpalli kodosh një skulptor akademik Tome Serafimovski dhe një ish drejtor të Shërbimit për zbulim dhe kundërzbulim,Sllobodan Bogoevski transmeton Libertas.

Bogoevski është i arrestuar për rastin “Merkator” dhe është i dyshuar se ka abuzuar dhe ka falsifikuar dokumente. Për më shumë lexoni: Shkup, aksion i madh policor, arrestohet ish drejtori i shërbimeve për kundërzbulim (VIDEO)

Sipas informacioneve të portalit, ish shefi i SHZK-së është lustruar për dhënien e urdhrave për ndjekjen e personave në mënyrë të paligjshme, ndërsa ai është tashmë dy muaj në paraburgim.

Në seancë është diskutuar edhe për lustrimin e një akademiku Bozhin Pavlovski. Me kërkesë të anëtarëve shqiptar në Komisionin e verifikimit të fakteve, rasti i tij është shtyer për seancën e ardhshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button