FRI vazhdon me aksionin humanitar ‘Shporta e Ramazanit’

Aksioni i Forumit Rinor Islam që ka nisur nga fillimi i muajt të Ramazanit “Shporta e ramazanit” është duke vazhduar  në tre supermarketet Ramstore të Tetovës që janë në hyrje, në qendër dhe në marketin në afërsi të shkollës së mjekësisë. 

Ahmet Imeri nga FRI thotë se deri më tani janë grumbulluar rreth 200 shporta dhe së shpejti pritet që të njëjtat edhe të shpërndahen.

Ai bën apel për ata që duan të ndihmojnë të varfrit të blejnë një shportë të tillë pasi që ka shumë familje nevojtare.


Aksioni  i FRI-së dhe “Kallirit të mirësisë” është duke u organizuar për çdo vit ku shiten shporta që  mbajnë artikuj kryesorë për një sofër. Ajo kushton 300 denarë dhe me paratë e mbledhura u ndihmohet familjeve nevojtare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button