U formua Oda ekonomike shqiptare e Masaçusetsit në SHBA (VIDEO)

Një grup biznesmenësh nga zona e Worcester themeluan Odën ekonomike shqiptare të Masaçusetsit (OESHM), me zyrë në Kuinsi (orig. Quincy).

Oda, e cila ka për qëllim të përfaqësoj bizneset shqiptare në të gjithë shtetin,  mbajti takimin e saj të parë në restorantin Nuovo në rrugën Shrewsbury në Worcester. Në takim ishin prezent edhe drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike rajonale të Worcester, Timothy Murray dhe drejtori i Odës së Worcester për zhvillimin e anëtarësimit, Dan Vinton.

“Jemi shumë të ngazëllyer që kemi mbështetjen e Odës ekonomike rajonale të Worcester, dhe sidomos të z. Timothy Murray, pasi këta janë hapat e para dhe të vegjël në krijimin e një rrjeti të fortë të bizneseve shqiptare në rajonin Worcester”, tha Ardian Preci, shefi ekzekutiv i Odës së re.

“Komuniteti shqiptar në Worcester është rritur dhe është bërë shpejt një kontribues i madh në rajon, edhe si fuqi ekonomike por edhe si bllok votues. Qëllimi afatgjatë i OESHM është që të bëhet ndërlidhës ndërmjet komunitetit shqiptar dhe komunitetit të biznesit dhe pushtetit lokal në Worcester” tha udhëheqësi i Nuovo Restorant Alexsander Gjonca, i cili është gjithashtu një ndër anëtarët themelues të dhomës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button