Ruzhdi Lata komenton projektin ‘Shkupi 2014’: projekt grekofil

Eufori nacionaliste për një popull që i mundon nacionalizmi që nuk e ka dhe nuk ka ku ta gjejë, nuk ka si ta formojë dhe mendon se me ikonografi ai do të arrijë atë që dëshiron. Kështu e ka komentuar projektin “Shkupi 2014” kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata, që erdhi si kuadër i BDI-së në këtë komunë, në një bisedë për Portalb.

“Unë mendoj diçka tjetër për këtë projekt dhe ndoshta politikanët e ndryshëm do të me kritikojnë. Projekti ,,Shkupi 2014” dhe shumë veprime të tjera kanë influencë greke. Nëse e sjellim një të huaj në Shkup duke mos i treguar gjendjen politike në Maqedoni në hyrje të Qeverisë do ti shikon filozofët grek, në qendër të Shkupit do të shikon  personalitete të Greqisë me origjinë greke. Nëse flasim për ekonominë dominon Banka greke, rafineria e naftës dhe të gjitha çështjet ekonomike na çojnë të mendojmë se diçka gërshetohet me Greqinë. Unë këtë fenomen e shoh në mënyrë trishtuese dhe pas perdes edhe pse të tjerët mendojnë ndryshe, mendimi im është që veprimi i Greqisë dhe interesat e saja janë të  jashtëzakonshme” shprehet Lata.

Ai komenton se kultura sllave vjedh vlerat e të tjerëve duke filluar prej shekullit të VII në trojet e  Kosovës.

“Ata ndryshuan toponimet, topografinë, personalitetet, këtë e kanë ata në gjen, që të huajin ta bëjnë të vetën sepse të vetën nuk e kanë. Nëse e kërkojnë të vetën ata e kanë larg pas maleve të Kaukazit, dhe tani kur nuk ka njeriu të vetën mundohet që ta vjedh të dikujt tjetër por në qarqe shkencore, evropiane ato veprime nuk depërtojnë. Është mirë që shteti maqedonas të mendon logjikisht, nuk mund të themelohet shtet në dëm të shqiptarëve, por mund të themelohet shtet bashkë me shqiptarët” përfundoi Lata. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button