Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Na pret edhe një javë me mot të freskët dhe temperature maksimale deri 33 gradë.

Sinoptikët parashikojnë mot me diell, vranësira dhe erë mesatare.

Të hënën sipas paralajmërimeve moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me temperaturë maksimale deri më 33 gradë Celsius.

Të martën dhe të mërkurën temperaturat do të arrijnë më së shumti 32 gradë.

Të enjten dhe të premten 33 gradë, ndërsa të shtunën siç njoftojnë sinoptikët do të kemi mot me diell dhe temperature deri 31 gradë.

Lajme të ngjashme

Back to top button