Adnani i ka pëlqyer Moyesit

Pas humbjes në ndeshjen e parë, David Moyes nuk ishte aq i lumtur me skuadrën e tij përveç dy yjeve që dje u paraqitën për herë të parë me Manchester United.

“Unë mendoj se Adnani luajti bukur sonte dhe ishte plus për ne. Është gjithmonë bukur kur i jep një shans një lojtari të ri dhe ai luan bukur”, tha Moyes dhe më tej trajneri skocez lavdëroi edhe Zahan ”Zaha bëri punë të mirë dhe sjelli tek ne një ndryshim.Ne njëherë nuk kemi zgjidhje tjera,Rooney mbetet i lënduar,kurse Van Persie dhe Chicharito nuk janë me ne”

‘Djajtë e Kuq’ dje pësuan humbje me rezultat 1:0 kundër The Thailand All Stars, ku mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, i cili sipas ekspertëve anglez ishte lojtari më i mirë në radhët e ekipit të Moyesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button