Policia kapi vjedhësit e sefit me gjysmë milion euro në Shkup

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë me dije se janë kapur grabitësit e sefit në të cilin kishte gjysmë milion euro në Shkup, në një shtëpi private.

Në pranga kanë përfunduar katër persona, të cilët akoma nuk i kanë thënë policisë së ku kanë fshehur arkën me paratë, që e kishin grabitur në periudhën prej 21 deri 23 korrik në shtëpinë private në rrugën “Bihaqka” në Shkup.

Grabitësit përmes dyerve të një balkoni kanë arritur të futen në shtëpi, ku kanë grabitur edhe arkën e metalit, në të cilin ishin mbi 500 mijë euro, 50 mijë dollarë si dhe stoli të ndryshme ari. 

Rastin e ka denoncuar të dielën pronari i banesës, 57-vjeçari M.M., duke thënë se në banesë kanë hyrë hajdutë dhe se e kanë marrë sefin.

Dëmi i përgjithshëm vlerësohet në 33.580.000 denarë (545.000 euro), ndërsa në sef ka pasur edhe dokumentacion, njofton MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button