Enigma Ahmeti forcon pozitat në vend dhe në rajon

Sonja Kramarska, kolumnë-“Kur qeveria punëson …”, Utrinski Vesnik
Ahmeti bëhet enigmë në skenën politike Maqedonase, por nuk duhet të harrohet se BDI nuk është një parti që mund të udhëheq një ndryshim në kursin politik të vendit, por vetëm i forcon pozitat në vend dhe në rajon.                                                

Goran Mihajllovski, kolumnë-“Zemër dhe shpirt”, Vest
Presidenti Ivanov është shumë i zënë me Verën e Ohrit dhe me Subrata Roy, kështu që nuk ka kohë të shprehet për situatën në Egjipt. A do ta mbështet Morsin apo ushtrinë. Të di se për kë të më rreh  zemra. Pasi që Erdogan e mbështeti Morsin.                        

Gjorgji Spasov, kolumnë-“A ka alternativë politike”, Utrinski Vesnik
Gruevizmi si një model i qeverisjes mund të etiketohet si një përzierje e konservatizmit fetar, popullizit të krahut të djathtë, nacionalizmit dhe euroskepticizmit.              

Vllado Buçkovski, kolumnë-“Si ta fitojmë murtajën e bardhë”, Dnevnik  
Duhet të redukojmë me presionin dhe dh eta korrigjojmë pikëpamjen se vetëm investitorët e huaj do të zgjidhin problemet tona. Është koha që të hapim përallën tonë shtëpiake.              

Biljana Sekullovska, kolumnë-“Subrata Roy, njeriu që e don këtë vend,” Vest
India jo vetë që mbylli llogarinë e Subratës, por edhe ia konfiskoi rrobat e brendshme, kështu shkroi njëri në Twitter. Herën tjetër mos e pyetni për planet e tij. Ju jeni plani i tij, së bashku me rrobat e brendshme.                          

Zoran Quka, kolumnë-“Letër Havelit në ahiret”, Utrinski Vesnik
Nuk keni parë ju se ç’janë gjenerata të humbura të cilat nuk janë kapur si të verbër për librezat partiake. Për shkak se vetëm një librezë të tillë gjendet punë, dhe mbretërohet me frikë.    

Zhana P. Bozhinovska, komenti-“Politika mos të vrasë idenë evropiane”, Dnevnik 
Bashkimi duheshe që armiqtë ti bën fqinj, që t`ju ndihmojë të vegjëlve që të mos “humben” në politikën botërore, që të ndihmon kombet evropiane për t’u bërë “Evropa e re”.                    

Darko Janevski, kolumnë-“Zoran Zaev sipas shembullit të SHBA-ve”, Dnevnik
Socialdemokratët kishin mundur që për kohë më të gjatë të imponojë një embargo mbi deklaratat e tyre lidhur me kontestin me Greqinë. Këtu vazhdimisht luajnë kartën humbëse dhe të panjohshme.

Vllatko Gjorçev, kolumnë-“Zaevi fundon, ajo hekuron lapsuset e tij”, Dnevnik 
LSDM-ja e tillë nuk do të jetë në mundësi të rezulton me fitore në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Anëtarët dhe të personat e respektuar në LSDM duhet prej tani të mendojnë se ku është drejtuar partia.

E  shtunë/ e diel , 13-14 korrik 2013, numër 80

   

Lajme të ngjashme

Back to top button