Dafina Zeqiri e lë Suedinë për…

Në muajt e verës ka qenë shumë e angazhuar me mbrëmje të ndryshme anë e kënd trojeve shqiptare dhe kjo gjë ka bërë që këngëtarja Dafina Zeqiri të mos mund ta vizitojë shpesh familjen që e ka në shtetin suedez. Mirëpo, pas mbarimit të sezones, Dafina ka shkuar në Suedi ku ka kaluar disa ditë.

Duket se asaj i ka mbaruar ‘pushimi’ në këtë shtet dhe ajo së shpejti do të zbres në Bern të Zvicrës. Këtë gjë këngëtarja e ka konfirmuar përmes një fotografie në rrjetin social ‘Twitter’ ku thotë se tashmë është koha për të arritur në Bern të Zvicrës. “Bye Sweden! Time for sum Swisssss #bern” ishte shkrimi i këngëtares mbi foto.

Po ashtu Dafina ka ‘ndezur’ fansat me një fotografi të hedhur në ‘Instagram’ ku në gisht kishte një unazë me kryq dhe kjo zgjoi debat tek fansat e saj mysliman.

Lajme të ngjashme

Back to top button