NRG Band së shpejti me këngë të re

Këtë verë erdhën me këngën ‘As 5 pare’ e cila pati një dëgjueshmëri të madhe në gjitha trojet shqiptare dhe duket se kjo gjë ka bërë që grupi NRG Band të vijë me një këngë të re për këtë vit. Këtë gjë e ka konfirmuar vet vokalisti i grupit Besnik Qaka.

Përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Facebook’ ai kishte shkruar një pjesë të tekstit që duket që është titulli i këngës. “Let me take your body tonight, coming soon 2014” ishte shkrimi i kësaj fotoje.

Në foto Besniku është shumë pranë buzëve të një vajze dhe nga kjo fotografi kuptojmë që kjo këngë do të jetë shumë ‘romantike’. Kënga që pritet të dal do të jetë njëra nga sukseset e radhës së këtij grupi.

Lajme të ngjashme

Back to top button