Analistët: Politikanët e privilegjuar nga gjykatat

Praktika e gjyqësorit deri më tani ka treguar se dhembja shpirtërore e politikanëve është gjithmonë më e shtrenjtë se ajo e qytetarëve të thjeshtë. Shembulli i fundit është kërkesa e kryeministrit Nikolla Gruevski prej 50 mijë eurove nga lideri opozitar Zoran Zaev për shpifje, në procesin gjyqësor reth aferës së fundit me Bankën Popullore. Më herët Tito Petkovski e humbi kontestin me kryeministrin dhe e kushtoi 10 mijë euro për shpifje.

Qytetarët e thjeshtë kanë problem me proceset gjyqësore sepse ato stërzgjaten, derisa kjo procedurë është e përshpejtuar për politikanët dhe vendimet merren shumë shpejtë, deklaroi për Evropën e Lirë Analisti Politik Albert Musliu.

Dallimet reth vlerave është shumë e madhe, ato sillen diku deri 10 mijë euro.

Për shembull Jani Makraduli nga LSDM-ja duheshe të paguaj 1 mijë euro ministrit Mile Janakievski dhe 1 mijë e 500 euro drejtorit të Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov, pasi që të dy e akuzuan për shpifje. Deputetja Silvana Boneva kërkoi 100 mijë euro nga kolegu Vllado Buçkovski por gjykata vendosi për 1 mijë e 500 euro.

“Kjo tregon se për fat të keq gjykatat ende janë të varura edhe pse gjykatat duhet të jenë objektive”, deklaroi profesori universitar Osman Kadriu.

Sipas analistit Musliu kjo tregon se politikanët në Maqedoni janë të privilegjuar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button