Dy shqiptarë vriten nga prorusët në Ukrainë?!

Çetnikët serbë që kanë luftuar në Ukrainë, në aeroportin e Beogradit u pritën nga pjesëtarët e shërbimit të zbulimit BIA.

Shërbimi sekret interesohej për qëndrimin e tyre në Novorusi, siç e quajnë ata rajonin rreth Dunetskut dhe Luganskit, që ka ngritur krye kundër Kievit.

“Marrja në pyetje zgjati pesë orë. Donin ta dinin a kemi shkuar për para dhe kush e ka organizuar udhëtimit. Donin të na lidhnin me financuesit rusë, por ne kemi shkuar me mjetet tona”, tha një çetik për Vesti, transmeton Telegrafi.

Gjatë luftimeve në Ukrainë, çetnikëve u janë shkatërruar pasaportat, kështu që ata iu drejtuan ambasadës serbe. Kështu BIA u informua për emrat e tyre.

Sipas Vestit, në anën e forcave ukrainase luftojnë dy shqiptarë dhe një kroat, të cilët janë zhdukur para dy javëve. Thuhet se ata janë arrestuar, por për fatin e tyre nuk di askush asgjë: as nëse mbahen të burgosur e as nëse janë të gjallë.

Lajme të ngjashme

Back to top button