Skandaloze: Veshja “Adidas” e Rita Orës griset në të pasme

Festat e çmendura nuk kanë fund për Rita Orën e cila së fundmi ka organizuar një event për të reklamuar veshjet e saj në bashkëpunim me firmën e njohur Adidas.

Këngëtarja 23-vjeçare është fotografuar duke festuar me miqtë e saj më të mirë por edhe me të dashurin e saj të ri Ricky Hil.

E veshur me kostumin tipik Adidas të dizenjuar nga ajo, Rita ka tërhequr vëmendjen në Notting Hill Kebab në Londër teksa ka hipur në makinë.

Kënnëtarja ka pësuar një aksident të vogël me veshjen e saj e cila është çarë në të pasme. Më vonë ajo ka vënë një bluzë për ta mbuluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button