Drejtimin e BSH-së e merr Elisabeta Gjoni

Pas arrestimit të Guvernatorit Ardian Fullani, drejtimi i Bankës së Shqipërisë i kalon zëvendësguvernatores së parë, Elisabeta Gjonit.

Kjo përcaktohet në ligjin e Bankës së Shqipërisë, në kodin e procedurave administrative. Edhe fryma e përgjithshme e legjislacionit shqiptar parashikon që “për një arsye apo një tjetër, titullari në kushtet e pamundësisë së ushtrimit të aktivitetit të tij, zëvendësohet.”

Gjoni tashmë zë përkohësisht vendin e Fullanit derisa të sqarohet pozita juridike e tij. Elisabeta Gjoni mban edhe postin e nënkryetares së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i Këshillit Mbikëqyrës, në rast se do të ketë një mbledhje urgjente lidhur me situatën e krijuar, transmeton shekulli.

Ndërkohë, emërimi i Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë bëhet nga presidenti me propozim të kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button