Ujkani: Nuk ka kundërshtar të lehtë

Portieri i Palermos pranon se nuk ka kundërshtar të lehtë në futbollin ndërkombëtar të nivelit të kombëtareve. Samir Ujkani, është rikthyer në përfaqësuesen e Kosovës pas dy ndeshjeve të fundit që mungoi ndaj Turqisë e Senegalit.

Vushtrriasi me eksperiencë në portat italiane të futbollit konsiderohet ndër pikat e forta të përfaqësueses së Kosovës. Në një deklaratë të tij për portalin, VeqSport, ai foli për ndeshjen e 7 shtatorit me Omanin në Prishtinë.

“Nuk ka kundërshtar të lehtë në futbollin ndërkombëtar ku garojnë kombëtaret. Edhe Omani nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Besoj se kemi një grup të mirë të lojtarëve dhe do të japim maksimumin për të arritur rezultatin e dëshiruar”, tha Ujkani.

Lajme të ngjashme

Back to top button