LSDM: Gruevski nuk i dëgjon porositë nga jashtë

LSDM opozitare ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Gruevski dhënë në intervistën për revistën ‘Republika’. Sipas LSDM-së opozitare, kryeministri Gruevski nëpërmjet zgjedhjeve kriminale ka poshtëruar vullnetin e votuesve.

Kjo sipas tyre është shkruar në mënyrë të qartë edhe në raportin e OSBE / ODIHR-it, që në raportin për zgjedhjet nuk i përdor termat ‘korrekte’ dhe ‘demokratike’ ‘Gruevski nuk i kupton, ose nuk do ti kuptojë mesazhet e OSBE / ODIHR-it, të eurokomisarit Fyle, dhe së fundmi të kancelares Merkel që kërkojnë gjyqësor të pavarur, media të lira dhe demokraci. Me këtë Nikolla Gruevski e bart drejtpërdrejt përgjegjësinë për krizën politike në vend’, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button