Gruevski, radikalët fetarë tentojnë destabilizimin

Në intervistë për javoren ‘Republika’, kryeministri Gruevski u shpreh i bindur në ardhmërinë e përbashkët të shqiptarëve dhe maqedonasve, duke thënë se lehtë mund të zbulohen ata të cilët keqpërdorin përkatësin kombëtare për të arritur qëllime të tjera. Incidenti në Bit Pazar, pas vendimit “Monstrës” për kryeministrin e Gruevski paraqet  tentim për destabilizimin e Maqedonisë, por jo nga aspekti etnik, por nga aspekti radikal  fetar.

‘Bëhet fjalë për radikalizëm fetar  me të cilin tentuan të shkaktojnë destabilizim të vendit, duke bindur popullatën shqiptare se për shkak të përkatësisë etnike disa persona kanë marr dënim me burg. Ndoshta, në një moment shqiptarët i kanë besuar kësaj, por me kalimin kohës do ta kuptojnë se janë mjet manipulimi i një grupi individësh, të cilët nuk punojnë për interesat e shqiptarëve’, ka deklaruar Gruevski. 

Për problemin kyç të integrimit, problemit me emrin, Gruevski akuzoi Greqinë. Sipas tij për dallim nga Maqedonia e cila ka pasur pozicione të qarta, politikanët grek kanë pasur dy pozita krejtësisht të ndryshme. Pozicionin zyrtar të cilin zyrtarisht kanë proklamuar, se janë për zgjidhje dhe jo zyrtarisht se kontesti ndërmjet Shkupit dhe Athinës nuk mund ta zgjidhin për shkak të problemeve  serioze politike dhe financiare në vend.

Kryeministri Gruevski zbulon se pas Samitit në Berlin në zgjidhjen e problemit që zgjat me dekada  drejtpërdrejt do të përfshihet Merkel dhe bashkëpunëtorët e saj, stimuluar nga Obama dhe administrata e tij, i cili do të kërkoj rol më aktiv dhe më të fuqishëm.

Ndërkaq, Berlini nga Shkupi siç thotë ai ka kërkuar që sa më shpejtë të shmangen dobësitë e detektuar. Njëra nga këto mangësi është dialogu politik. Sipas interpretimit të tij në porositë dhe deklaratës që doli nga ky Samit, për krizën politike fajin e ka opozita dhe ajo duhet të kthehet në Parlament.

‘Falsifikimi i supozuar dhe zgjedhjet e pandershme ishin alibi për Zaevin  të mbetet  kryetar i LSDM-së. Tani duan të kthehen por nuk dinë se si. Kanë përplasje të brendshme me grupin e Crvenkovskit.  Për të pasur qëndrim më të ngurtë?  Shkojnë drejt murit, nuk e di kush i pari do t’i bie murit, por kjo do të ketë një fuqi serioze, ajo goditje e murit me kokë, por do të jetë vonë të kuptojnë dhe gjatë kësaj fatkeqësisht do të jetë në dëm të Maqedonisë’, është shprehur më tej kryeministri.

Sipas Gruevskit, njëri nga problemet kyçe për mos zgjidhjen e krizës politike janë mediumet siç i vlerëson Gruevski, sorosoide, të cilat sipas tij diktojnë politikat e Zaevit, i cili nuk ka kreativitet dhe forcë politike t’iu kundërvihet atyre.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button