Mbaruan luftërat – ishte një ide e vitit 1913 në Evropë. Një vit më vonë, 1914, botës ju vu zjarri

Fitim DIKA

Pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermanisë ju ndalua ushtria, Austria e vitit 1955 vendosi neutralitetin mbi politikën e saj të jashtme. Këta veprime mundësuan një Evropë më të lirë dhe të qetë, por pak dekada më vonë, shpërthyen Luftërat Ballkanike, jo shumë larg vendeve të civilizuara.
Një situatë e ngjashme si kjo, ishte edhe ajo e para 101 viteve. Shumë pak banorë do besonin në 1913 se bota ishte para Luftës së Parë Botërore.

Gazetari gjerman, Florian Illies, në librin e tij „1913“ përshkruan shumë anekdota dhe ngjarje sesi bota e shihte veten të sigurt. Në një prej tyre, ai citon laburistin, Norman Angel, ku thotë: “S’mund të ketë më luftëra globale, pasi shtetet e mëdha janë të lidhura ekonomikisht mes veti.”
Fatkeqësisht ai nuk ia qëlloi! Pas atentatit ndaj austriakut Franz Ferdinandit, Vjena i dha ultimatum Serbisë, ku më 28. Qershor 1914 plasi lufta.

Pyetjet më të zakonshme mbi LPB për historianët mbetën – A ishte dëshira e Franz Joseph-it që ta kontrollonte tërë Ballkanin? Apo kjo dëshirë ishte e monarkut gjerman, Wilhem II, i cili, me vite kishte shtuar flotën detare? Apo Cari Rus, i cili, kërkonte një Perandori Osmane më të dobët? Apo është e saktë teza e historianit britanik Christopher Clark, se fillimi i luftës botërore ishte një kompleksitet i frikës nga modernizmi, interaktiviteti, dhe kulturës së përbashkët politike.

Gjithsesi, si është gjendja e tanishme?

Pas luftërave botërore dhe atyre ballkanike, shumë menduan se ndryshimi i kufijve dhe luftërave kishte mbaruar në “Soft Power”-in, Evropë. Tema të tilla realisht kemi vetëm në stadionet e futbolit, por jo edhe marshime ushtarake.
Por a është Evropa realisht parajsë e paqes? Sigurisht që jo. Ajo është në kërcënimin e politikave ekstreme të djathta, që janë në rritje të vazhdueshme, ku kërkojnë zhbërjen e BE-së dhe me paragjykime të tepërta për “auslanderët”, muslimanët dhe hebrenjtë.

Ky problem tani ju shtua edhe Krimea dhe Ukraina Lindore. Rusia shfrytëzoi problemet e “integrimeve evropiane”, dasitë që ekzistojnë mes shteteve evropiane, ku edhe në rastin e fundit nuk u bënë bashkë; dhe nga e gjithë kjo, bota ndodhet më e pasigurt, ku vendet shumetnike mund të shpërthejnë papritur, ashtu si në luftërat e më përparshme.
Evropianët në shumicën e rasteve kanë mësuar nga historia. Shpresojmë. Krejt ndryshe do ishte rruga e katastrofës së ardhme.

Lajme të ngjashme

Back to top button