Besimi në shkollën “Woodrow Wilson”: Cilësia në arsim kusht për euro-integrimet

Duke shënuar fillimin e vitit të rishkollor dhe në kuadër të projektit Rinia për Evropën, sot, Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës
së Maqedonisë përgjegjës për çështje evropiane, Fatmir Besimi, vizitoi shkollën e Woodrow Wilson në Tetovë.

Gjatë vizitës, Besimi u njoftua me mbarëvajtjen e procesit arsimor, me punën e studentëve dhe mësimdhënësve, si dhe me infrastrukturën moderne të kampusit të Shkollës Wilson duke patur mundësinë për të parë personalisht perspektivën e tyre në
procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.

Në deklaratën e dhënë për mediumet, Zëvendës Kryeministri theksoi që një prej kushteve kryesore për euro-integrim është cilësia e sistemit arsimor në vend dhe që shkolla Wilson i përmbush këto kërkesa me përpikëri dhe sukses.

Në fjalimet që u dhanë para nxënësësve dhe stafit në amfiteatrin e shkollës, drejtoresha e shkollës, znj. Elita Zylbeari Masha në emër të shkollës e prezantoi Zëvendës Kryeministrin me një pllakë nderi dhe shtoi që vizita e sotme nuk është e rastit, dhe se Shkolla Wilson është një bërthamë me vlera perëndimore që është në të njëjtën linjë me punën që bën Besimi me kabinetin e tij.

Pas një shkëmbimi pyetjesh dhe pergjigjesh me nxënësit, Zëvendës Kryeministri u dha një mesazh inkurajues duke u uruar vazhdimin e punës dhe krijimin e vlerave të cilat ne si qytetarë do t’i kontribuojmë për Evropën.

Lajme të ngjashme

Back to top button