Dorëzohen 17.600 kërkesa për shlyerje të borxheve

Ministri i Financave Zoran Stavrevski sot ka nënshkruar marrëveshjet me të gjithë kreditorët të cilët treguan përgjegjësi shoqërore dhe morën pjesë në projektin e Qeverisë së R. së Maqedonisë për shlyerje të njëhershme të borxheve.

Ndihmë për kategoritë sociale dhe përgjegjësi shoqërore kanë treguar EVN-Maqedoni, RTVM, ELEM, Ngrohja si dhe Oda e përmbaruesve dhe Oda e noterëve.

Ministri Stavrevski ka thënë se bëhet fjalë për një aksion masovik me të cilin do të ju ndihmohet

qytetarëve jo vetëm për shlyerje të njëhershme të borxheve por edhe në drejtim të faturave të reja që do ju arrijnë, që të mund me më pak mund dhe më me rregull të bëjnë pagesat.

“Në vijim është lajmërimi i qytetarëve për shlyerjen e borxheve, deri më sot janë lajmëruar gjithsej 17.600 kërkesa për shlyerje të borxheve. Bëhet fjalë për nivel të lartë të interesit të qytetarëve për këtë projekt dhe presim që deri më 12 tetor deri kur është edhe afati për paraqitje të kemi një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të cilët do të dorëzojnë kërkesat”, ka theksuar Stavrevski.

Bëhet fjalë për shlyerje të borxheve, ka shtuar Stavrevski, të cilat janë deri më datë 31 dhjetor të vitit 2013 për borxhet ndaj bankave, EVN-së dhe ELEM-it, borxhe nda Ngrohjes dhe RTVM-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button