Tarifa mjekësore sipas qejfit, për një infuzion pediatri merr 2 mijë denarë

Një shumë jo e zakonshme për infeksionet sezonale të fëmijëve, paguan prindi Enver Bardhi për shërbimin mjekësorë të fëmijës së tij.

Portalb mëson se Pediatri i Ordinancës private “Mediko Marija” në rrugën “Xhon Kenedi”, për kontrollë dhe një infuzion detyron pacientin të paguaj 2000 denarë dhe më pas refuzon të japë kasën fiskale.

10444010_567285970042467_4610500133894996883_n

“Kjo shumë është shumë e madhe për shërbime të tilla mjekësore për fëmijë. Pasi gruaja kishte dërguar fëmijën tek mjeku më pas u detyrova të shkojë dhe t’i kërkojë letrën fiskale, sepse isha i habitur nga shuma që paguam. Pasi kërkova letrën llogarinë, mjeku pediatër fillimisht refuzoi që të më jep kasën fiskale, por pas insistimit tim ai nxori dy letra fiskale ku në njërën kishe të shënuar shumën për kontrollin mjekësorë prej 800 denarëve dhe letër tjetër fiskale me shumën prej 1200 denarëve për infuzionin. Në të dy këto raste vlera reale e barnave dhe kontrollin tejkalon dyfishin e shumës që duhet realisht të paguhet”, thotë Enver Bardhi për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button